Masakra në Vlorë/ Vrau kur ishte 16-vjeç, viktima doli nga burgu dy muaj më parë

Apr 22, 2017 | 8:52
SHPËRNDAJE

Viktima e masakrës në lokalin me muzike live në Vlorë kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.

Viktima Ergys Gjioveshaj
Viktima Ergys Gjioveshaj

“Panorama” shkruan se Ergys Gjioveshaj lidhet me një vrasje në vitin 2000. Ai në atë kohë 16 vjeç, u dënua me 12 vite burg për vrasjen e Laert Alushit, në bashkëpunim me një tjetër person, Florian Meçe.

Prej nëntorit të vitit 2000 kur edhe ndodhi ngjarja, Gjioveshaj u largua nga Shqipëria. Ai u arrestua dhe më pas u ekstradua 10 vjet më vonë nga Vjena e Austrisë.

Rezulton se 33-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ka dalë nga burgu. Policia e Vlorës bëri të ditur se është duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme sa i përket kësaj ngjarje të rëndë. Sipas të dhënave, nga të shtënat i riu ka marrë 6 plumba.

Policia e Vlorës arrestoi dje autorin e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj në zonën e Ujit të Ftohtë. Ai është Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës.

E shkuara e viktimes 

Ergysh Gjioveshaj është dënuar bashkë me Florian Meçen për vrasje me paramendim të Laert Alushit dhe për mbajtje pa leje të armës luftarake. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2000, në qytetin e Vlorës, ku Meçe dhe Gjioveshaj kanë pasur një konflikt verbal me viktimën, për shkak se i kishte bllokuar rrugën me automjet.

Pas sherrit, Gjioveshaj dhe Meçe janë takuar me Laert Alushin, ku ky i fundit u ka kërkuar sqarime për fyerjet. Por sherri është agravuar edhe më shumë, pasi sërish kanë nisur me fyerje në drejtim të njëri-tjetrit. Ata janë takuar sërish në mbrëmje, ku mes Meçes dhe Alushit ka nisur një konfrontim fizik.

Në mes ka ndërhyrë Gjioveshaj, i cili ka marrë një armë automatike nga automjeti i Florian Meçes dhe ka qëlluar Alushin me breshëri plumbash, duke e qëlluar në këmbë e trup, duke i shkaktuar vdekjen. Për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës, pranë shkollës së mesme “Mustafa Kemal Ataturk”, ku Gjioveshaj qëlloi pas sherrit banal Laert Alushin, ai u dënua në mungesë. Gjioveshaj në atë kohë 16 vjeç, mori 12 vite burg.

Prej nëntorit të vitit 2000, kur edhe ndodhi ngjarja, Gjioveshaj u largua nga Shqipëria, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur vetëm 10 vjet më vonë në Vjenë të Austrisë, ku më pas u krye ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Pas ekstradimit nga Austria, Gjioveshaj kreu dënimin e marrë për vrasje duke qëndruar në burg deri para dy muajsh, kur rifitoi lirinë. Ndërsa Florian Meçe, i cili gjithashtu u dënua në mungesë, mori një dënim me 22 vite burg.

ELTON NIKA/PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura