Masakra në Selenicë/ Detajet nga vrasja e 8 personave nga i njëjti fis, mes tyre fëmijë dhe gra

Aug 10, 2018 | 19:38
SHPËRNDAJE

Vlora është tronditur pasditen e sotme pasi një 24 vjeçar ka varë me armë 8 persona, të të njëjtit fis, por nga dy familje të ndryshme.

Policia ka bërë me dije se autori është Ritvan Zykaj i cili dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa “Panorama” ka siguruar edhe një foto të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Resulaj, Selenicë, ku për motive ende të paqarta ai  ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Nga informacionet e para mësohet se mes viktimave ka tre fëmijë dhe tre femra, por ende nuk është konfirmuar.

Autori
Autori

Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Vlorës ndërsa pritet një njoftim tjetër zyrtar nga Policia, për zbardhjen e plote të kësaj tragjedie.

Njoftimi i policise:

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhejs së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në munrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Autori i vrasjeve
Autori i vrasjeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura