Masakra në Teksas/ Berisha: Dënoj me forcë këtë krim të shëmtuar, u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave

May 25, 2022 | 20:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Teksas ku një person i armatosur qëlloi për vdekje 21 persona, 19 nga të cilët nxënës.

284357155_573010307513409_7397159262476541495_n

Berisha shprehet se autori i këtij krimi kishte paralajmëruar masakrën pak çaste para se ta kryente atë. Ai thekson se e dënon me forcë këtë krim të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjet e jetëve.

“Masakra ne nje shkolle trondit Teksasin dhe SHBA!  Te dashur miq, nje vrases ka ekzekutuar ne nje shkolle fillore ne Uvalde, Teksas 19 nxenes dhe dy mesues dhe ka plagosur 16 femije te tjere.

Autori i ketij krimi horror qe keputi jeten 19 nxenesve dhe dy mesuesve dhe plagosi 16 nxenes te tjere kishte paralajmeruar masakren çaste para se ta kryenta ate.

Denoj me force kete krim te shemtuar, infanticid dhe shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve zyrtare dhe lutem qe femijet e plagosur te sherohen sa me shpejt”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura