Masakra në shkollën fillore në Teksas, agresori u fut në ambientet e saj pa asnjë pengesë! Oficerët nguruan të ndërhynin menjëherë…

May 26, 2022 | 23:29
SHPËRNDAJE

Personi i armatosur që sulmoi nxënësit në një shkollë fillore në Teksas këtë të martë, u fut në ambientet e saj pa asnjë pengesë, deklaroi policia.

924553474ba7c557bdf838b822a12945

Victor Escalon u shpreh se asnjë roje nuk e ndaloi adoleshentin dhe është e paqartë nëse dera e shkollës ishte apo jo e mbyllur.

Raportet e hetuesve citojnë dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se policia hezitoi të përballet me autorin e masakrës brenda shkollës fillore Robb të Uvalde.

Escalon tha në konferencën për shtyp të së enjtes se raportet fillestare se personi i armatosur kishte qëlluar një roje ishin të pasakta. Ai tha se oficerët hynë në shkollë katër minuta pas sulmuesit.

“Ata nuk u futën menjëherë për shkak të të shtënave”, deklaroi ai, shkruan BBC.

Agresori vrau 19 nxënës dhe dy mësues, dhe plagosi të paktën 17 persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura