Masakra në Qipro/ Arrestohet një çift, e dinin për planin e shqiptarëve

Jun 28, 2016 | 8:16
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që shqiptari Aleks Burreli po kërkohet intensivisht nga policia, mediat greke raportojnë se së fundi në pranga janë vënë një burrë dhe një grua, të akuzuar se kanë pasur dijeni për atentatin e organizuar nga shqiptarët ndaj biznesmentit qipriot.

Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli
Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli

Në pranga u vu një burrë 32 vjeç dhe një grua 30 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ata janë nga Qipro dhe kanë pasur dijeni për atentatin ndaj biznesmenit qipriot të organizuar nga vrasësit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli, i cili mbeti vrarë.

Sipas policisë ata akuzohen për komplot për vrasje dhe tentativë për vrasje. Policia dyshon se shqiptarët mund të kenë ndenjur në banesëne tyre.

Ata pritet të dalin sot para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura