Masakra në Mat, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe autorin e tij

Oct 11, 2018 | 20:30
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar masakrës me 3 vitima në Mat.

“Te dashur miq, sot ne fshatin Shelli te rrethit te Matit ndodhi nje masaker e shemtuar. Tre punonjes te bashkise se Matit, Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi u ekzektuaun ne krye te detyres nga nje kriminel mizor, Kujtim Hoxha, i cili u mori jeten me bresherite e automatikut qe derdhi mbi ta tek po hanin dreke. Perveç tyre ka mbetur i plagosur edhe punonjesi i Bashkise Astrit Hani”, shkruan Berisha në një shënim në Facebook.

berusha

“Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjeve te te reneve ne krye te detyres Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi dhe uruar sherim te shpejte te plagosurit Astrit Hani, denoj me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe autorin e tij dhe uroj qe te perballet me te gjithe rreptesine e ligjit per masakren e tij. sb”, shton ish-Kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura