Masakra në Mat/ Basha: Tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Oct 11, 2018 | 20:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 vitima. Lulzim Basha shpreh ngushëllime për viktimat dhe shton se, “ngjarja është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

WhatsApp Image 2018-10-11 at 8.18.31 PM

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”, shkruan Basha në Facebook.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura