Ngjarja që tronditi qytetin e Lushnjës mbrëmjen e së mërkurës që lamë pas, ka qenë në qendër të debatit në emisioni “Byro” në ABCnews.
Pjesë e panelit ka qenë dhe gazetarja Klodiana Lala, ku është shprehur se policia për disa ngjarje që kanë lidhje me këtë masakër, ka prishur disa herë provat në vendngjarje. Nga ana tjetër ajo është shprehur se kjo ngjarje ka lidhje me bandën e Aldo Bares, ku qytetarët edhe sot e kësaj dite kur i përmendet emri tmerrohen.
“Unë personalisht mendoj se ka dhe një dorë të tretë. Xhulio Shkurti është i afërmi i Afrim dhe Genci Hoxhës dhe ka djalë dajë Jurgen Hoxhën, i cili mbeti i vrarë të mërkurën.
Prokuroria po e shikon me ftohtësi. Detyrë e policisë është që të hetoje të gjitha pistat.
Ajo çfarë shikoj është mosfunksionim i sistemit. Laert Haxhiu i cili është shpallur në kërkim është lënë i lirë nga Gjykata. Një njeri i tillë si ka mundësi që lëviz i lirë?
Ky grup kriminal ka disa lidhje me Policinë e Shtetit. Mendoj se janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri. Janë shkatërruar prova nga vendi i ngjarjes.
Aldo Bare është nën masa të larta sigurie. Janë shtuar masat e sigurisë në burgun e Peqinit për Aldo Baren. Për mendimin tim ka qenë një vrasje me paramenduar për ti vrarë në grup.
Sajmo Xhelli nuk është plagosur. Ndërsa Xhulio Shkurti ishte larguar vetëm disa më parë”, tha Lala.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al