Masakra në Francë/ Nice-Puglia-Shqipëri, aksi i mbështetësve dhe armëve

Jul 20, 2016 | 21:31
SHPËRNDAJE

Chokri Chafoud, tuniziani i cili akuzohet se ka pasur lidhje me autorin e sulmit në Nice, Mohamed Lahouaiej Bouhlel thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit mes këtij të fundit dhe klanit të shqiptarëve.

Mohamed Lahouaiej Bouhlel
Mohamed Lahouaiej Bouhlel

Chafoud, raporton “Corriere della Serra” në vitin 2015 kaloi kufirin Itali-Francë dhe ka jetuar për disa kohë në Puglia.

Shtetasi tunizian po merret në pyetje lidhur me ndikimin e tij në sulmin e ndodhur në Francë.

Ai akuzohet se ka kryer rolin e ndërmjetësit me disa shqiptarë (ndoshta çifti i arrestuar) që t’i siguronin armë 30-vjeçarit për të kryer sulmin në Nice.

Nga hetimet e antimafias italiane në Bari, ai rezulton se është përfshirë në një rrjet shqiptar për shitjen e armëve dhe drogës me rezidencë në Puglia.

Mohamed Lahouaiej Bouhlel pak para sulmit ne Nice
Mohamed Lahouaiej Bouhlel pak para sulmit ne Nice

Pak ditë më parë në Francë u arrestua një çift shqiptarësh me akuzën se i kishin dhënë një pistoletë autorit të sulmit.

Artan Henaj, 38 vjeç dhe Enkelejda Zaçe, 42 vjeç, akuzohen se kanë bashkëpunuar me Mohamed Lahouaiej Bouhlel, por kjo ende nuk është e provuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura