Masakra në Francë/ Momenti kur Policia vret kamionistin (VIDEO)

Jul 15, 2016 | 12:49
SHPËRNDAJE

Është publikuar videoja e ekzekutimit të kamionistit franko-tunizian, Mohamed Bouhlel, i cili shtypi për vdekje 84 persona në festën e Bastisë në Nicë.


Në video shfaqet momenti kur dy policët, një femër dhe një mashkull, arrijnë kamionin dhe qëllojnë mbi terroristin, duke ndaluar më tej tragjedinë.

Në video gjithashtu dëgjohet edhe Bouhlel që bërtet pasi merr plumba në trup. Policia thotë se terroristi jetonte në Nicë.

Ai ishte i martuar edhe me tre fëmijë. Bouhlel rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, por nuk ka patur prova për lidhje të tij me terrorizmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura