Masakra në Francë/ Flet vëllai i kamionistit: Nuk ishte terrorist

Jul 16, 2016 | 17:02
SHPËRNDAJE

Mohamed Lahouaiej Bouhlel, terroristi i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave si dhe plagosjen e qindra të tjerëve, para se të ndërmerrte aktin e rëndë i kishte dërguar 100 mijë euro familjarëve të tij në Tunizi.

Vellai i Mohamed Bouhlel
Vellai i Mohamed Bouhlel

Vëllai i Mohamed, Jaber Bouhlel, ka thënë për MailOnline se paratë ishin dërguar nga shokët e tij.

“Ai na ka dërguar 240 mijë dinarë tunizian (100 mijë euro) në ditët e fundit. Ai gjithmonë na ka dërguar shuma të vogla parash, siç bëjnë shumë tunizianë të cilët punojnë jashtë shtetit. Por, pastaj ai na e dërgon tërë këtë shumë parash, një pasuri të tërë,” shtoi ai.

Nga an tjetër Jaber pohon se vëllai i tij nuk ishte terrorist. “Vëllai im s’është terrorist,” -tha ai. Ndërkohë, babai i Mohamed Bouhlel ka insistuar se i biri nuk ishte mirë mendërisht, ndërsa vuri theksin se ai nuk ishte i radikalizuar në ushtar siç pohon ISIS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura