Masakra në Francë/ Fjalët e para të 11-vjeçarit: Gjysh, jam në ëndërr?

Jul 16, 2016 | 8:38
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 fëmijë janë në mesin e të vdekurve që la pas masakra e një dite më parë në Nice të Francës ku një person, që drejtonte një kamion, shtypi dhjetra persona dhe qëlloi me armë mbi turmën e mbledhur për të festuar Ditën e Bastijes.

Presidenti francez tha se shumë fëmijë janë ende “mes jetës dhe vdekjes”, shtruar në spital, për shkak të plagëve të marra.

gazetarja e the guardian

Një dëshmi tronditëse vjen nga gazetarja e “The guardian”, Angelique Chrisafis, e cila shkruan në profilin e saj në Twitter atë që i ka thënë një djalë 11-vjeçar, që ndodhet ende në spital.

“Në kirurgjinë e Pediatrisë: “Gjëja më e keqe ishte numri i fëmijëve, dëmtimet, trauma serioze në kokë / gjymtyrë të thyer  dhe emocion të ndjerë nga fëmijët”

Ajo citon djalin, i cili pak pasi ishte goditur nga kamioni i kishte thënë gjyshiqt të tij:  Jam duke ëndërruar gjysh? A po ëndërroj?

“Djaloshi 11 vjeçar, i hedhur për tokë e i lënduar në kokë nga kamioni, i tha gjyshit: ‘Jam duke ëndërruar, gjysh? A jam në ëndërr?’”..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura