Masakra në Elbasan/ Zbulohen dëshmitë e të plagosurve në polici

Feb 5, 2016 | 10:35
SHPËRNDAJE

Askush nga dëshmitarët në masakrën te lokali i familjes Çapja nuk ka mundur të fiksojë fytyrat e autorëve që qëlluan me breshëri me 68 plumba duke lënë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur. Së paku kjo është ajo që mësohet të ketë deklaruar ata në polici.

Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja, tre viktimat e Elbasanit
Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja, tre viktimat e Elbasanit

“Panorama” shkruan sot se deri tani ka dështuar dhe marrja në pyetje e të plagosurve, që kanë dalë nga spitali.

Ata kanë treguar për policinë se nuk kanë arritur t’i shohin personat, pasi kur dëgjuan të shtënat janë fshehur poshtë tavolinave për të shpëtuar nga plumbat.

Ndërsa të tjerët janë ende në reanimacion, duke ua bërë të pamundur marrjen e deklarimeve mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë nga marrja në pyetje për gati 24 orë u shoqëruan 46 persona, por sipas Policisë, ata kanë qenë për t’u verifikuar ose dëshmitarë të skenës së krimit.

Gjatë marrjes në pyetje të tyre është mësuar se autorët ishin me veshje ushtarake, por për shkak të distancës dhe errësirës nuk kanë arritur t’i fiksojnë fytyrat e tyre.

Etleva Delia 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura