Masakra në Elbasan/ Zbardhen detajet për autorët: Si vepruan

Feb 6, 2016 | 8:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas konstatimit se kamera mbi lokalin ku u krye masakra ishte dëmtuar nga plumbat e mitralozit, nga Policia janë marrë pamjet filmike nga një tjetër kamerë sigurie.

Kamera e dyte qe filmoi ngjarjen
Kamera e dyte qe filmoi ngjarjen

Bëhet fjalë për një kamerë sigurie që ishte e vendosur në një shtyllë në krah të lokalit, e cila nuk është pikasur nga atentatorët.

Pamjet filmike të kamerës në shtyllë janë marrë nga Policia. Por çfarë kanë filmuar ato? Sipas të dhënave, nga pamjet filmike shihet se dy automjetet e atentatorëve kanë mbërritur me drita të fikura para lokalit.

kamera25Në zonë mbizotëronte errësira, ndaj nuk janë filmuar qartë atentatorët. Nga pamjet dallohen se ata ishin të veshur me kamuflazh, por nuk dallohet nëse ishin gjuetie apo policie.

Gjithashtu, kamerat kanë filmuar edhe momentin e sulmit. Mënyra se si lëviznin atentatorët krijon idenë se ata kishin dijeni dhe e njihnin mjaft mirë zonën.

Dy prej tyre kanë dalë dhe ka qëlluar drejt lokalit, ndërsa drejtuesit kanë mbetur në automjetin.

Sipas detajeve, automjetet kishin timonin në krah të djathtë dhe jo në krahun e majtë. Në Europë, një sistem të tillë e ka Britania e Madhe.

Gjithashtu, sipas hetuesve, mjetet janë larguar me shpejtësi, por nuk kanë lënë gjurmë të gomave në asfalt.

Kamera e lokalit u dëmtua nga mitralozi

Kamera që mendohej se do të jepte pamjet filmike, të cilat do të çonin në zbulimin e autorëve të Masakrës së Elbasanit është dëmtuar nga plumbat e mitralozit.

kamera-elbasanBurime nga Policia thonë për “Panoramën” se katër atentatorët kanë qëlluar qëllimisht mbi kamerën e sigurisë mbi lokal për ta dëmtuar atë.

Ekspertët e kriminalistikës, deri më tani, e kanë patur të pamundur të marrin pamjet filmike nga kamera në fjalë, pasi plumbat e mitralozit kanë goditur serverin e saj.

Kjo e bën akoma më të vështirë zbardhjen e plotë të dinamikës së sulmit që u mori jetën tre personave dhe që plagosi shtatë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura