Masakra në Elbasan/ Vrasësit me pagesë tentuan shfarosjen e gjithë lokalit

Feb 6, 2016 | 8:31
SHPËRNDAJE

Vrasës me pagesë në masakrën e Elbasanit, që kanë pasur synim shfarosjen e gjithë lokalit. “Qëllimi për të shuar të gjithë personat që ishin në lokalin e Agron Çapjas, fshehja e gjurmëve dhe gjuajtja me armë të kalibrit të rëndë, ka çuar grupin e hetimit në këtë dyshim”- shkruan sot “Panorama”.

Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja, tre viktimat e Elbasanit
Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja, tre viktimat e Elbasanit

“Panorama” duke iu referuar burimeve nga ky grup që po punon prej mbrëmjes së 3 shkurtit për të zbardhur masakrën e trefishtë dhe plagosjen e 8 personave, shkruan sot se janë identifikuar një pjesë e autorëve, ndërsa të tjerët janë ekzekutorë të paguar.

Ndërkohë mësohet se për krimin e ndodhur kundër familjes Çapja po kryhen në mënyrë intensive. Ndonëse veprimet e policisë dhe prokurorisë po mbahen tepër sekrete, hetimet janë përqendruar në disa pista, përjashtuar atë të hakmarrjes.

Gjithçka ndodhi në lokalin në pronësi të familjes Çapja, mbledhur për të festuar ardhjen e Arnoldit, djalit të viktimës, Agron Çapja. Lokal shumë modest, që mbahej i mbyllur gjatë netëve, nuk kishte as kamarier e as banakierë.

Por në kohën e masakrës ty dyshohet se kanë qenë edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike nga policia.

ELIDA DOMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura