Masakra në Elbasan/ Si u shpëtuan plumbave 5 të plagosurit nga xhamat

Feb 7, 2016 | 7:33
SHPËRNDAJE

Në masakrën që ndodhi 4 ditë më parë në Elbasan, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e breshërisë së armëve të zjarrit, jo të gjithë janë plagosur nga plumbat e kallashnikovëve të përdorur në atentat.

Burimet thanë për Panorama se 5 prej të plagosurve kanë marrë plagë për shkak të xhamave të thyer të lokalit nga breshëria e automatikur e nga mjete të tjera rrethanore që ndodheshin aty.

12665790_10153781431673260_446120218_n

Katër ditë pas masakrës, policia dhe prokuroria nuk kanë një pistë zyrtare të shkaqeve si dhe të dyshuar si autorë të këtij krimi të rëndë.

Gjatë këtyre diteve, janë shoqëruar mbi 47 persona, të cilët pas marrjes së dëshmive përkatëse janë lënë të gjithë të lirë, ndërsa me dhjetra kontrolle të tjera nga forcat RENEA dhe FNSH. Por asnjë rezultat.

Ekspertët kanë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë, si të lokalit ku ndodhi masakra, ashtu edhe të bizneseve aty pranë, por ende nuk ka asnjë të dhënë, as për autorët, as edhe për mjetin me të cilin ekzekutorët kanë lëvizur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura