Masakra në Elbasan/ Policia kërkon ndihmë: 3 milionë lekë për çdo informacion

Feb 4, 2016 | 14:07
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve që të japin informacione të vlefshme për të gjitha detajet që mund të dinë dhe të japin ndihmesë për vënien në pranga të autorëve të masakrës me 3 të vdekur dhe 8 të plagosur që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.

Ajo ka vënë në dispozicion edhe një shumë prej 3 milion lekësh në rast se do të ketë informacione të vlefshme.

Lokali i masakrës. ne rreth xhamt e thyer nga breshëria e automatikeve
Lokali i masakrës. ne rreth xhamt e thyer nga breshëria e automatikeve

Deklarata e policisë:

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e datës 03.02.2016 në një lokal në Krastë të Elbasanit.

Në këtë kontekst Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Shtetit vë në dispozicion 3.000.000 ( tre milion ) lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrat e cel 0694100353 dhe ne numrin pa pagesë 129.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura