Masakra në Elbasan/ “Plani, synohej ekzekutim në grup i familjes Çapja”

Feb 4, 2016 | 21:48
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Atentatorët e masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, kishin si synim eliminimin fizik të pjesëtarëve të familjes Çapja.

lokali2

Sipas gazetarit, Artan Hoxha sulmuesit “nuk kanë pasur mundësi të bëjnë goditje selektive, por kanë dashur ekzekutim në grup”. Ai shton se, “askush nuk guxonte tu afrohej atyre në këtë distancë”.

Hoxha thotë se, një element i rëndësishëm është numri i madh i gëzhojave të gjetur në vendngjarje, ku dyshimi është se ata janë qëlluar për t’u shfarosur nisur edhe nga egërsia me të cilën janë qëlluar.

Atentator mund dhe të kenë studiuar në lëvizjet e tyre nisur nga fakti se ngjarja erdhi kur pjesëtarë të familjes Çapja ndodheshin të gjithë bashkë.

Atentatorët të veshur me uniforma ushtrie, ishin me dy makina

Detaje të reja në lidhje me masakrën e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se katër atentatorët kanë qenë të kamufluar me veshje ushtrie dhe se kanë përdorur dy automjete.

Në momentin që ka ndodhur krimi, autorët kanë zbritur nga makinat e tyre, dy nga njëra dhe dy nga tjetra dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku njëherazi në drejtim të 11 personave që ishin në lokalin në pronësi të familjes Çapja, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 8 të plagosur rëndë.

Sakaq mësohet se në 3 armët automatike që janë gjetur pas krimit, ka nisur ekspertiza për ndonjë gjurmë gishtash të atentatorëve.

Teksa që mbrëmë policia tha se ka identifikuar dy prej tyre. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen por shumë persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura