Masakra në Elbasan/ Arnold Çapja sillet në Tiranë, ka 3 plumba në shpinë

Feb 5, 2016 | 11:51
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Arnold Çapja, një nga të plagosurit e masakrës së Elbasanit, djali i viktimës Agron Çapja është transportuar paraditen e sotme me urgjencë nga spitali i Elbasanit në atë të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se transportimi i tij në Tiranë bëhet për shkak të domosdoshmërisë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Mjekët deklarojnë se ai ka marrë tre plumba në pjesën shpinës dhe u mbajt në Elbasan deri sa u gjendja u stabilizua dhe u krijuan kushtet shëndetësore për të mundësuar transportin.

Sipas mjekëve ai u transportua me ambulancë drejt Tiranës. Ndërkohë që i plagosuri tjetër, Ardian Zharri ndodhet ende në Elbasan në kujdesin e mjekëve.

Deklarata e djeshme e mjekëve

Mjekët e Spitalit të Traumës në kryeqytet në një komunikim me mediat kanë bërë me dije gjendjen e të plagosurve nga atentati i të mërkurës në mbrëmje në Elbasan.

Sipas tyre, njëri nga të plagosurit është larguar që mbrëmë me dëshirën e vet nga spitali ndërsa tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë në repartin e reanimacionit, njëri në gjendje kritike, ndërsa të tjerët të stabilizuar.

215

“Janë 3 në reanimacion, njëri prej tyre më rëndë i cili ka dëmtim të veshkës së djathtë, dëmtim të lumabres së parë, janë disa predha që kanë ngelur përreth veshkës, për momentin gjendja është e stabilizuar. Deri tani kemi folur për Luan Muça 47 vjec”,- tha shefi i kirurgjisë, mjeku roje dhe shefi i reanimacionit në Spitalin e Traumës.

GJENDJA E TË PLAGOSURVE

Luan Muça 47 vjeç: pacienti në gjendje më të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës

Ferit Muça 41 vjeç, plagë të madhe të glutealeve dhe një plagë në kokë, në reanimacionin e Spitalit të Traumës

Bujar Reshka 40 vjec, i intubuar që ditën e djeshme, gjendja e tij e stabilizuar, dëmtim të trakesë, mbahet me oksigjen.

Bledar Muça ka lënë spitalin

Ardjan Zharri 45 vjeç dhe Arnold Çapja 23 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit dhe ruhen me efektivë policie tek dera.


Mjeket e Traumes flasin per te plagosurit e… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura