Masakra me 8 të vrarë/ Si ra policia në gjurmët e autorit, reagimi kur i thirrën të dorëzohej: Dua… (FOTOT)

Aug 11, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dalin detajet e reja nga momenti i arrestimit te autorit te masakres me 8 te vrare ne Vlore. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia, raporton nga Selenica se mbi 500 punonjës policie, FNSH, DELTA, RENEA, dhe efektive te Vlores, nen drejtim e kreut te policise, Ardi Veliu, ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Autori gjate arrestimit nga policia
Autori gjate arrestimit nga policia

Policia ka perdorur qente gjurmues per te rene ne gjurmet e autorit, qe pas krimit u arratis se bashku me armen. Nderkohe qe jane perdorur edhe dylbi nate dhe dite.

Jane caktuar dy perimetra sigurie, vija e parë ajo qe rrethoi fshatin dhe e dyta që ishte më e ngushtë në bazë të gjurmëve që ndoqi qeni gjurmues. Sot në mëngjes efektivët veshur me veshje me ngjyrë toke ranë në gjurmët e autorit fshehur ne kallamishte, pasi e panë me dylbi. Pasi e rrethuan, i bënë thirre” ndal policia, dorëzohu, hidhe armën”.

Kur ka pare policine, ka tentuar te rrembeje automatikun qe kishte me vete, armen e krimit, por me pas e ka leshuar ate pertoke.

Ne momentin e arrestimit, ai nuk ka bere rezistence dhe eshte shfaqur i qete. Ai nuk ka thene asnje fjale, por vetem ka kerkuar te pije uje.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin per kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

051d361c-8481-45f4-8534-8d9

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.

arma

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Autori i vrasjeve

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit

 

Selenica

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura