Masakra e Thumanës, Gjykata e Krujës cakton masën e sigurisë “burg pa afat” për 4 të akuzuarit

Jun 11, 2015 | 10:41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda në Krujë ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e masakrës në Thumanë. Gjykata lënë në burg pa afat Daniel dhe Besnik Gorën si përgjegjës për vrasjen e trefishtë.

Dy vëllezërit Kora

Gjithashtu, gjykata ka lënë në burg edhe Gurali Korën, edhe pse ky i fundit nuk ka qëlluar ndaj viktimave. Në burg është lënë edhe Shpëtim Nikolli, i cili akuzohet për fshehje të krimit. Ndërkohë është në kërkim Pëllumb Kora, i dyshuari i tretë për masakrën në Thumanë. 

 Ndërkohë, është ende në kërkim autori i tretë i masakrës në Thumanë, Pëllumb Kora. Ditën e djeshme, dy vëllezërit Kora, Danieli dhe Besniku pranuan autorësinë mbi krimin.

 Ata thanë se qëlluan mbi tre viktimat pas konfliktin banal, duke u justifikuar se ishin në gjendje të dehur. Ndërsa babai i tyre, Gurali Kora – i cili disa ditë më parë kishte marrë autorësinë e krimit – pranoi se nuk është i përfshirë në vrasje.

 Gurali Kora u tha hetuesve se ai i ndoqi djemtë e tij, pasi i druhej përshkallëzimit të konfliktit dhe se për asnjë moment nuk kishte menduar të vriste ndokënd.

 Megjithatë, Gjykata e Krujës e la në burg si të dyshuar për vrasjen. Ditën djeshme, policia gjeti edhe armët e krimit. Bëhet fjalë për dy kallashnikovë, të hedhur, njëri në një kanal në Lezhë dhe tjetri në Rrëshen. 

Ndihmoi autorët, arrestohet 29-vjeçari, iu gjet arsenal armësh
Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, akuzuar se ka ndihmuar autorët e masakrës së Thumanës. “Ne pranga është vënë shtetasi Sandër Gjonaj, 29 vjeç,banues në Laç”- njofton policia.

Armet e sekuestruara

Sipas saj, gjate kontrollit ne banese, në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh.

Një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m,
një krëhër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m,
një armë zjarri automatik kallashnikov,
një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij,
një kapak kutisë tyte arme zjarri, •një shtrat shuli të një arme zjarri. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura