Masakra e Thumanës, dy vëllezërit pranojnë autorësinë: Ishim të dehur. Gjenden armët e krimit

Jun 10, 2015 | 16:49
SHPËRNDAJE

UPDATE/Dy vëllezërit e kapur dje, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë në Thumanë pak ditë më parë, Daniel Kora dhe Besnik Kora, u kanë thënë hetuesve të çështjes se ata kanë qenë të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja.

Dy vëllezërit Kora, të akuzuar për vrasjen e trefishtë

Në këtë mënyrë, dy vëllezërit pranojnë autorësinë e krimit që tronditi vendin, duke theksuar se ishin nën efektin e alkoolit. Me ndihmën e tyre, policia ka gjetur edhe dy armët me të cilat u krye masakra që u mori jetën tre personave.  

Bëhet fjalë për dy armë automatike, të tipit Kallashnikov. Njëra armë u gjet në periferi të Laçit, e hedhur në një kanal me ujë, ndërsa tjetra u gjet në rrugën hyrëse të qytetit të Rrëshenit.

Dy vëllezërit u arrestuan ditën e djeshme, Kora u arrestua në Rrëshen, ndërkohë që i vëllai i tij Besnik Kora është vetëdorëzuar pas gjashtë ditësh arrati në Policinë e Lezhës.

Më herët Policia prangosi në Laç babain e tyre Gurali Kora, 56 vjeç. Tashmë në kërkim mbetet Pëllumb Kora 26 vjeç, i cili dyshohet të jetë njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos edhe një grua.

Arrestohet personi që fshehu armët 

Policia sot arrestoi edhe Aleksandër Gjonajn, vëllain e njërit prej personave që u vu në pranga dje që akuzohet se kishte ndihmuar në strehimin e autorëve.

Gjonaj, ky që shihni në foto më poshtë, raportohet se kishte fshehur një nga armët e krimit.

Aleksandër Gjonaj

 

Armet e gjetura
Armet e gjetura sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura