Masakra e Teksasit, policia ndryshon detajet kryesore të ngjarjes që u mori jetën 19 fëmijëve! Shtohet zemërimi njerëzve

May 27, 2022 | 16:15
SHPËRNDAJE

Vrasja e 11 fëmijëve dhe dy mësueseve në shkollën fillore në Teksas ka ngritur shumë pikëpyetje.

teksas orari1

Raportohet se personi i armatosur endej jashtë shkollës Uvalde për 12 minuta përpara se të hynte brenda ambienteve pa asnjë lloj shqetësimi, informoi policia, duke hedhur poshtë deklaratat paraprake se sulmuesi ishte përballur me një oficer dhe kishte qëlluar ndaj tij.

Ai vrau 19 fëmijë dhe dy mësues para se të qëllohej për vdekje 90 minuta pasi mbërriti në shkollën fillore, tha policia.

Vonesa e efektivëve për të reaguar dhe pamjet e videove ku prindërit e frustruar goditen dhe prangosen nga policia, teksa personi i armatosur ndodhej brenda shkollës kanë çuar në rritjen e zemërimit të publikut.

Gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje pretendimet e guvernatorit të shtetit Greg Abbott, i cili në fillim të kësaj jave përgëzoi “reagimin e shpejtë të zyrtarëve të guximshëm lokalë”, të cilët sipas tij ishte përballur me personin e armatosur përpara se ai të hynte në shkollë.

“Ata treguan guxim të mahnitshëm duke vrapuar drejt të shtënave”, tha ai.

teksas orari12

Ndërkohë janë ngritur pikëpyetje se sa kohë iu desh oficerëve për të mbërritur dhe pse i armatosuri, 18-vjeçari Salvador Ramos, qëndroi brenda shkollës për më shumë se një orë para se të vritej, për më tepër jo nga oficerët lokalë, por nga një njësi e udhëhequr nga agjentët kufitarë të SHBA.

Ndërsa kongresmeni Tony Gonzales, pretendoi për Fox News se personi i armatosur ishte arrestuar katër vjet më parë pasi kishte kërcënuar se do të qëllonte një shkollë pasi të mbushte 18 vjeç.

Escalon tha se “Ramos mbërriti në ambientet e shkollës me automjetin e tij në orën 11:28. Dëshmitarët raportuan se një person mbante një armë. Ramos më pas qëlloi drejt tyre, hyri lirshëm në ambientet e shkollës nga një derë e hapur në orën 11:40. Policia mbërriti katër minuta më vonë. Por është e paqartë se sa iu afruan personit të armatosur apo nëse u përpoqën të hynin në klasën ku ndodhën të shtënat”.

teksas orari

Në orën 12:45, personi i armatosur u qëllua për vdekje nga një ekip i udhëhequr nga një njësi taktike elitare e Patrullës Kufitare.

Dëshmitarët thanë se policia hezitonte të përballej me vrasësin dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë oficerët e mbledhur jashtë ndërtesës ndërsa familjarët e dëshpëruar u kërkonin të hynin brenda ndërtesës.

Një nënë tha për Wall Street Journal se ajo u prangos dhe u akuzua për pengimin e një hetimi policor, pasi kërkoi, së bashku me prindërit e tjerë, që oficerët të hynin në shkollë.

“Policia nuk po bënte asgjë”, tha Angeli Rose Gomez. Ajo se kapërceu kangjellat e shkollës dhe vrapoi brenda për të shpëtuar dy fëmijët e saj.

“Policia thjesht po qëndronte jashtë kangjellave. Nuk po hynin brenda”, shtoi Gonzales.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura