Masakra e Selitës, bie akuza për vrasjen e dyfishtë në shtëpi ndaj biznesmenit Ymeri

Jul 2, 2015 | 9:59
SHPËRNDAJE

Flamur Ymeri, biznesmeni i dyshuar si autor i vrasjes së dy personave brenda banesës së tij në Selitë të Tiranës, më 18 dhjetor 2014, nuk do të gjykohet për akuzën e “vrasjes”.

FLAMUR YMERI NE GJYKATE (MAJTAS) VIKTIMAT ADNAND LULI DHE ERVIN SHABA

Në përfundim te hetimeve për ngjarjen, ku mbetën të vrarë dy të rinjtë Adnand Luli dhe Ervin Shaba, Prokuroria e Tiranës ka pushuar këtë akuzë ndaj tij. Biznesmeni është dërguar për gjykim vetëm për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë Gjykatës së Tiranës, si dhe mbrojtësi i të pandehurit Ymeri. Sipas dosjes, Ymeri do të përgjigjet para Gjykatës vetëm për dyshimet e ngritura nga Prokuroria se ai është autori i zhdukjes së dy pistoletave, me të cilat janë vrarë të rinjtë Luli dhe Shaba. Dosja ku rezulton i pandehur Flamur Ymeri, është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 26 qershor 2015 dhe çështja penale në ngarkim të tij mban numrin 3601.

Kjo dosje pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bedri Qori, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij procesi. Pas ngjarjes, biznesmeni i dyshuar për akuzat e “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ai u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që u zëvendësua me “arrest shtëpiak” më 26 shkurt 2015.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura