Masakra e Mamurrasit/ Viktima u nis të vriste autorin për larje hesapesh

Sep 23, 2015 | 22:12
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh detaje të tjera të masakrës që tronditi Mamurrasin këtë mëngjes. Sipas burimeve brenda Policisë, Naim Tafa kishte një hesap të pazgjidhur me autorin e vrasjes, Enrik Mamlin. 

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këta të dy kishin patur konflikte në Itali vite më parë për disa pazare të prishura prostitucioni. Tafa ishte dënuar nga një gjykatë italiane me burg dhe kishte vetëm 15 ditë që kishte mbaruar dënimin.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ai u dëbua nga shteti italian dhe ishte kthyer në Shqipëri. Naim Tafa shoqërohej me kushëririn e autorit të vrasjes, Dorian Mamlin.

Shoqërimin me Tafën, Enrik Mamli nuk e pranonte për shkak të konflikteve të vjetra me viktimën. Më herët, të përfshirët në masakrën që tronditi Mamurrasin kishin patur konflikte me njëri-tjetrin.

Po kështu, burime brenda Policisë pohojnë për “Panoramën” se Tafa kishte menduar të vriste Endrik Mamlin për pazaret e prishura në Itali.

Ai madje kishte organizuar të gjithë skenarin. Në mëngjes, Tafa i zuri pritë Enrik Mamlit, duke i pëprlasur mjetin dhe më pas shpërtheu shkëmbimi i zjarrit.  Nga të shtënat, Tafa që shkoi për të vrarë Mamlin mbeti vetë i vdekur.

Ndërsa Dorian Mamli nuk ishte i pranishëm në këtë skenar, pasi ai ishte në spital për mjekim. Disa ditë më parë ai ishte rrahur nga Enrik Mamli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura