Masakra e Mamurrasit/ Konflikti, Tafa i kërkonte Mamlit 250 mijë €

Sep 24, 2015 | 10:47
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga masakra e Mamurrasit, që la dje një viktimë dhe 4 të plagosur. “Panorama” shkruan sot se konflikti që degjeneroi në përplasje me armë ishte i mbartur nga Italia.

mamurrasSapo është kthyer në Mamurras, ish-i dënuari Naim Tafa ka hyrë në bisedime me Dorian Mamlin, kushëri i autorit të ngjarjes, por edhe mik i viktimës, në mënyrë që t’i mundësonte një takim me Enrik Mamlin.

Burime nga grupi hetimor thanë se Tafa kërkonte nga Mamli 250 mijë euro, që ai ia kishte borxh që nga koha kur ata punonin bashkë në Itali, pak para se viktima të arrestohej.

Sipas të njëjtave burime, kjo shumë ishte përfituar nga viktima e autori, që dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit atje.

Tani që kishte përfunduar burgun në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri, Tafa kërkonte paratë që pretendonte se i përkisnin atij, duke qenë se kishte bërë edhe burg për këtë arsye.

Duke dashur që konflikti të zgjidhej pa gjakderdhje, Naim Tafa ka tentuar të ndërmjetësojë me anë të mikut të tij, Dorian Mamli, duke i kërkuar që të bindte kushëririn e vet, Enrikun, për një takim me të.

Por duket se kjo nuk është pranuar nga autori i ngjarjes, i cili madje është konfliktuar edhe fizikisht me kushëririn e vet 31-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura