Masakra e Mamurrasit/ Kapet një nga autorët e shpallur në kërkim

Feb 25, 2016 | 14:37
SHPËRNDAJE

Është arrestuar mesditën e sotme gjatë një operacioni nga sektori i Krimeve të Rënda të drejtorisë së Policisë Tiranë, shtetasi Tom Dod Mamli.

Ky person ka qenë i shumë kërkuar për akuzat e vrasjes dhe plagosjes, njofton zyrtarisht policia.

Mësohet se bëhet fjalë për ngjarjen e Shtatorit të vitit 2015, ku përplasja për paratë e prostitucionit në Itali shkaktoi një konflikt të përgjakshëm në qendër të Mamurrasit.

DSC_0095

NGJARJA SIPAS POLICISË

Me datë 23.09.2015 rreth orës 11:30 në qytetin e Mamurrasit rrethi Kurbin, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Enrik Mamli dhe Dorian Mamli, të cilët janë kushërinj mes tyre, ku shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa.

Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi  me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta.

DSC_0072

Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar  në konfrontim fizik. Me pas  shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me  makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar  me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.

Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli.

Në këto momente , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

DSC_0081

Në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Enrik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enrik Dod Mamli, i datëlindjes 11.05.1987 lindur dhe  banues në Zheje, Njesia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin per veprat  penale “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , e 278/5 i K.Penal.

Autori, Enrik Mamli
Autori, Enrik Mamli

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nga burgu me datë 08.09.2015 ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura