Masakra e Elbasanit, policia ndjekje me helikopter autorëve të atentatit

Feb 7, 2016 | 19:55
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit vazhdon kërkimet për zbulimin e autorëve të masakrës së Elbasanit, ku mbetën tre persona të vdekur dhe tetë të plagosur. Kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja, ende nuk ka asnjë autor të arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

12669933_10206761740099680_1139579717_o
Lokali ku ndodhi atentati

Në ekzekutimin e Agron Capja, 50 vjeç dhe nipi i tij Ardit Sinakoli 27 vjeç si edhe mikun e tyre Eno Bedalli, 38 vjeç dyshohet se kanë marrë pjesë katër atentatorë. Policia ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të automjetit që përdorën autorët, por deri tani ka gjetur armët, tre kallashnikovë.

Nga këqyra e kamerave të sigurisë, policia nuk ka mundur dot të zbulojë më shumë detaje për automjetin dhe itinerarin e ndjekur natën e ngjarjes. Dyshohet se, autorët mund të jenë larguar në drejtim të Parkut të Krastës pas atentatit. Për zbulimin e automjetit dhe autorëve të krimit, policia po kryen prej disa orësh vëzhgime nga ajri me anë të disa helikopterëve. Por, deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura