Masakra e Elbasanit/ Fotot e viktimave, u ekzekutuan me breshëri automatiku

Feb 4, 2016 | 9:48
SHPËRNDAJE

Tre viktimat e masakrës së djeshme në Elbasan përcillen sot në banesën e fundit. Ardit Sinakolli, 27-vjeç, Agron Çapja 50-vjeç dhe Eno Bedalli 37-vjeç u ekzektuan mbrëmë teksa ishin në lokal në Elbasan.

Eno Bedalli/ Ardit Sinakolli/Agron Capja
Eno Bedalli/ Ardit Sinakolli/Agron Capja

Masakra ndodhi kur katër autorë veshur me uniforma policie qëlluan me breshëri automatiku drejt lokalit njëkatësh, i cili ndodhet në krah të rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Ura e Bakallit”.

Ata qëlluan me breshëri automatiku, lanë dy prej armëve para lokalit dhe u larguan me makinë.

Policia njofton se vijon aksionin për kapjen e autorëve dhe ka shoqëruar 46 persona, ndërkohë që në vendin e krimit u gjetën 65 gëzhoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura