Masakra e Elbasanit/ Ekzekutimi mafioz, si u vra Sokol Çapja kur po pinte kafe me dy femra

Feb 5, 2016 | 8:50
SHPËRNDAJE

Zanafilla e vrasjeve që po trondisin prej 11 vjetësh Elbasanin kanë nisur në 26 dhjetor 2005, natë kur u ekzekutua Sokol Çapja, një biznesmen i njohur i zonës.

Sequence 01.Still011

Pronari i kompleksit gjigand “Univers” u vra në një atentat të tipit mafioz, ndërsa rrinte në shoqërinë e dy vajzave.

Katër persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin kur Çapja ishte duke qëndruar në lokalin e mikut të tij, Tos Balla, rreth orës 19:00 dhe e kanë qëlluar për vdekje.

“Killerat kishin zgjedhur pikërisht një prej lokaleve, që viktima frekuentonte, thuajse çdo natë. Lokali “Acquario”, pronë e Tos Ballës ndodhet në rrugën Rinia në afërsi të korpusit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Në lokal janë futur katër persona të armatosur dhe me maska, të cilët i kanë drejtuar tytat e armëve në drejtim të shtetasit Sokol Çapja”, raportonte gazeta Panorama në numrin e saj të 27 dhjetorit 2005.

Përpara se të zbrazej arma në drejtim të Çapjes, maskat kanë pasur disa sekonda kohë, sa për tu thënë klientëve të shtrihen barkas, përndryshe do të ndëshkoheshin. E ndërsa klientët i janë bindur urdhrit, mbi Çapjen që shoqërohej nga dy mikesha, është qëlluar me disa plumba.

Vrasësit, të bindur në realizimin e qëllimit të tyre, janë larguar me shpejtësi me një automjet me targa italiane.

Sokol Çapja është përcjellë për në Spitalin Kirurgjik, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura