Masakër me armë në dy bare në Gjermani, 11 viktima. Gjendet i vdekur edhe autori (Foto+Video)

Feb 20, 2020 | 8:16
SHPËRNDAJE

Masaker me arme ne dy bare ne Gjermani. Nje person ka qelluar me arme dhe ka lene te vdekur 9 persona. 

Autori qe u gjet ne mengjes i vdekur ne nje banese se bashku me nje person tjeter, ka qelluar me arme personat qe ndodhesin ne dy bare, nderkohe qe plagosi se paku gjashte te tjere.1

Pas ngjarjes, nje person u arrestua pranë vendit ku ndodhi njeri nga sulmet, por nuk dihej se cili mund të ketë qenë roli i tij në ngjarje.

Motivi i sulmit mbeti i paqartë dhe ka nisur puna per identifikimin. Policia nuk dha detaje për personin e dyshuar me armë por tha se “aktualisht nuk ka asnjë indikacion per autorë të tjere” dhe dyshohet se ai ka vepruar i vetem.

Policia nuk dha detaje për motivin e sulmit e as si ka vdekur ai, por vetem deklaruan se jane te gjitha mundesite qe ai eshte sulmuesi.

Oficerët mbyllën dhe kontrolluan apartamentin në Kanaelstadt të Hanau, në afërsi të vendit të njërit prej bareve ku ndodhi sulmi.

Policia tha se puna për të konfirmuar identitetin e të dy trupave në shtëpi ishte ende në zhvillim e sipër, dhe ata nuk mund të jepnin menjëherë detaje as mbi ta, as identitetin e viktimave. Thuhet se mes tyre ka pasur kurde.

Ngjarjet ndodhen ne qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kanë raportuar mediat lokale.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

Nata qe shkoi ka qene nje tmerr i vertete per gjithe ata qe ishin deshmitare. Nje nga dshmitaret ka thene per DW se ka degjuar te shtenat, pasi jeton rreth 50 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

“Kur u ktheva në shtëpi dhe mbylla derën, atëherë dëgjova gjashtë të shtënat. Unë besoj se kjo ishte gjashtë ose shtatë minuta pasi kisha ecur para me dy fëmijët e mi të vegjël. Më pas hapa dritaren dhe pashë njerëzit që ishin duke vrapuar dhe dhe duke bërtitur. Brenda afro pesë minutash, policia ishte në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Nderkohe qe pas ngjarjes kane ardhur edhe reagimet e para nga politika. Politikania e lartë e CDU-së, Katja Leikert, e cila përfaqëson elektoratin Hanau në parlamentin kombëtar të Bundestagut shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe të lënduarit.

“Në këtë natë të tmerrshme në Hanau jam pranë të afërmeve të viktimave. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen shpejt. Është një skenar i tmerrshëm për të gjithë ne. Faleminderit për shërbimet e urgjencës”, tha Leikert.

Po ashtu, kryetari i komunës Hanau, tha: “Kjo ishte një mbrëmje e tmerrshme me të cilën jam i sigurt se do të merremi me dhe kujtojmë me trishtim për një kohë të gjatë”.

24954250-8022475-Forensic_experts_are_seen_outside_a_shisha_bar_after_a_shooting_-a-27_1582162651375 24954486-8022475-There_is_a_heavy_police_presence_in_Hanau_this_evening_after_a_d-a-28_1582162651395 24956242-8022475-A_Mercedes_Benz_was_left_damaged_with_glass_covering_the_floor_a-a-30_1582162651399 24956354-8022475-Police_guard_the_scene_in_front_of_a_restaurant_in_central_Hanau-a-33_1582162651403 24956358-8022475-Broken_glass_on_the_floor_after_the_shooting_yesterday_German_po-a-34_1582162651404 24956360-8022475-Emergency_service_swarmed_the_area_after_the_shooting_A_silver_M-a-31_1582162651400 24956362-8022475-Officers_detaining_a_man_near_a_damaged_car_after_a_shooting_in_-a-35_1582162651405 24957298-8022475-A_police_officer_looking_for_evidence_in_front_of_a_restaurant_a-a-37_1582162651407 24957302-8022475-A_bullet_seen_on_the_ground_after_a_drive_by_shooting_in_Hanau_n-a-36_1582162651406 24957304-8022475-image-a-47_1582163675665 24957770-8022475-Forensic_experts_are_seen_outside_a_shisha_bar_after_a_shooting_-a-38_1582162651409 24957776-8022475-image-a-46_1582163666848 24958684-8022475-image-a-39_1582163592809 24958690-8022475-image-a-52_1582163722250 24958694-8022475-image-a-41_1582163646758 24958698-8022475-image-a-53_1582164160546

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura