“Arrest shtëpie” për Doshin. Avokatët: Vendimin do e çojmë në Strasburg. Kemi prova në favor. Deputeti u fut në Gjykatën e Lartë me njërën dorë në xhep, doli i buzëqeshur (FOTO)

Mar 29, 2015 | 8:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Lartë ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Tom Doshin. Ky i fundit ka dalë nga gjykata në orën 16:59 minuta, i shoqëruar me duartrokitje nga familjarët dhe duke buzëqeshur ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat: “Pyetni mbrojtjen, mbrojtjen”, tha ai. 

Doshi duke dalë nga Gjykata e Lartë

 

Doshi del nga Gjykata e Lartë, buzëqesh

Pas mbi 3 orësh qëndrimi të Doshit në Gjykatën e Lartë, seanca me dyer të mbyllura për masën e sigurisë ndaj tij ka përfunduar rreth orës 16:53. 

Sipas vendimit, Doshi urdherohet nga Gjykata te mos lere ambientet e baneses dhe te mos kete asnje komunikim tjeter perveç se me bashkejtuesit. Gjykata e Lartë e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e Doshit.

Doshi duke dalë nga gjykata i shoqëruar me policë

Ashtu sikurse edhe deputeti Frroku, zoti Doshi para se të dërgohej në banesë është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë për të përfunduar procedurat që parashikon ligji.

Doshi duke dale nga Drejtoria e Policise Tirane

Doshi i shoqëruar nga një automjet i forcave Shqiponja doli në orën 18:47 minuta nga ambientet e drejtorisë së policisë, duke iu drejtuar banesës së tij. Deputeti mbërriti në banesë në orën 18:58.

Doshi u prit nga familjarët e të njohurit me duartrokitje

 Avokatët e Doshit: Do apelojmë vendimin. U njohëm me prova në favor të Doshit

“Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburgut”.

Avokatët e Doshit: Do apelojmë vendimin. Kemi prova në favor të klientit tonë

Çfarë provash paraqiti prokuroria?

Ato që ka paraqitur më parë… 

A i qëndroi Doshi deklaratave të mëparshme?

“Ne kete rast po diskutoheshin thjesht kerkesat e prokurorisë per masen e sigurimit…Vendimi, i padrejtë dhe i pambështetur në ligj dhe gjykata s’ka vleresuar mirë kriteret ligjore per caktimin e masave të sigurisë…Kemi prova të tjera qe vertetojne ato qe ka thene Tom Doshi. S’mund t’i bejme publike tani. Vendimi i gjykates ne keto kushte, i pabazuar. Hapat e metejshme? Duke e pare e duke bere”, thanë avokatët e Doshit.  

Mbërritja e Doshit në Gjykatën e Lartë 

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ka mbërritur në Gjykatën e Lartë në orën 13.17, duke pritur ne ambientet e gjykates per rreth 2 ore e gjysme, edhe pse seanca per masen e sigurise ndaj tij ishte caktuar te mbahej ne 13.30 minuta. Pas mbi 3 orësh qëndrimi në gjykatë të zotit Doshi, në orën 16:37 trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.

Doshi duke hyre ne Gjykate

Rreth gjysmë ore, pasi Drejtorinë e Policisë së Tiranës e kishte lënë ish miku i tij, Mark Frroku, deputeti i përjashtuar i PS-së, Doshi është futur në makinën e policisë, e i është drejtuar Gjykatës, në shoqërinë e patrullave Shqiponja. 

Doshi duke hyre ne Gjykate

Doshi eshte dukur gjithashtu i qete, por pas zbritjes nga automjeti i policise nuk i jane dukur qarte prangat.

Doshi me doren ne xhep duke hyre ne Gjykate

Doshi njeren dore e ka pasur ne xhep, nderkohe qe nga dora tjeter duket se e mban nje nga policet e shoqerimit. Ai nuk ka bere asnje veprim, asnje pershendetje, per te pranishmit e shumte qe po e ndiqnin.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura