“Martohu se je në fillimet e pleqërisë”, Anxhela Peristeri ‘konfliktohet’ dhe i mbyll gojën fansit

Oct 30, 2019 | 17:15
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri është munduar gjithmonë që ta mbajë sekret jetën personale.

Këngëtaren e ngacmojnë shpesh për këtë pjesë dhe për martesën. Në foton e fundit të postuar në ‘Instagram’, një nga fansat e pyet se kur do martohet sepse sipas tij ajo është duke u plakur.

“A te duket qe te ka ardh mosha per martese??? se femra bie me shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je ne fillimet e pleqerise”, komenton ndjekësi.

“Mosha per martese nuk vjen por vjen njeriu i duhur për martese. Sa per pleqerine me beso eshte shume larg meje”, i përgjigjet Anxhela.

“Si ka mundesi ne gjithe Shqiptari s’po te vjen asnje i duhur mi”, i komenton sërish ndjekësi.

“Se jane si puna jote ata qe kane ngelur prandaj”, ia kthen këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura