Martohet Lola Luma me djalin e ish-ambasadorit, ceremonia larg vëmendjes mediatike

Apr 27, 2016 | 13:14
SHPËRNDAJE

Lola Luma, modelja dhe aktorja e njohur nga Shkodra, por që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në fshehtësi të plotë dhe mes të afërmve e familjarëve të saj në SHBA, duke mos preferuar që dasmën e tyre ta realizojnë në Shqipëri, siç ishte menduar një vit më parë.

lola

I përzgjedhuri i saj është djali i ish-ambasadorit shqiptar në Izrael. Lola, në ceremoninë martesore të saj, ka qenë e veshur shumë thjesht, por me mjaft klas.

Bukuroshja shqiptare, e cila pas vetes ka shumë suksese si modele, duke qenë imazh i kompanisë së njohur “Jovani”, duket se nuk do ndalet me profesionin e saj edhe në të ardhmen, duke sfiluar për brand-e të ndryshme në Amerikë. Ajo ka sprovuar veten edhe në aktrim, duke luajtur rolin e Norës së Kelmedit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura