Martohet agjenti i Ronaldos, futbollisti i bën një dhuratë marramendase!

Aug 3, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

q

Agjenti i futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, është martuar me të dashurën e tij në Portugali.

Dhe sipas mediave portugeze në dasëm kanë qënë të ftuar 300 persona, ku i pranishëm ishte edhe vet superylli portugez, Cristiano Ronaldo.

E njeriu që më së miri ka mbrojtur interesat e tij, agjenti Jorge Mendes, ka marrë një dhuratë të pazakontë nga super lojtari.

Një ishull i vogël grek është ajo që ka marrë agjenti nga Cristiano Ronaldo si dhuratë për martesën.

Epo për Ronaldon kjo është thjesht një dhuratë ‘modeste’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura