Martin Shkrelit i vjedhin 15 milionë dollarë?

Feb 14, 2016 | 19:01
SHPËRNDAJE

Martin Shkreli, i konsideruar si “shqiptari më i urryer”, pretendon se ka rënë pre e një mashtrimi. Sipas asaj që shqiptari shkruan në Twitter, ai është mashtruar nga disa persona që pretendonin se ishin përfaqësues të këngëtarit Kanye West.31332FA200000578-0-image-a-5_1455465451187

Shkreli pak ditë më parë i ofroi 10 milionë dollarë këngëtarit që të kishte të drejtat e albumit “The Life of Pablo”. Por, pavarësisht kësaj, West e injoroi ofertën e tij duke e publikuar albumin.

Ndërkohë, Shkreli shkruan në Twitter se disa persona e kanë shtruar duke i marrë 15 milionë dollarë për të drejtat e albumit në fjalë.

Sipas tij, ai ka bërë pagesën me “bitcoins” (37 mijë bitcoins me vlerë 15 milionë dollarë), shumë e cila ka shkuar në duart e disa personave të panjohur.

Por, pavarësisht këtij pretendimi shumë media ndërkombëtare ngrenë pikëpyetje mbi këtë pretendim, duke aluduar për një tentativë të Shkrelit për të tërhequr vëmendje.

31332AC400000578-3446718-image-a-28_1455467595203 31332ABC00000578-3446718-image-a-27_1455467590766

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura