Marshimi për luftën kundër kancerit të gjirit, Manastirliu: Rritet numri i të prekurave, 708 raste të reja në vit

Oct 8, 2019 | 18:35
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Marshimin me gratë në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, tha se numri i personave të prekur është rritur. Sipas ministres, janë 708 raste vetëm në vitin 2018.

Beteja me kancerin e gjirit nuk është një beteje e lehtë. Në Shqiperi ka 700 raste të reja – gra e vajza të prekura nga kanceri i gjirit vetëm gjatë vitit 2018. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojnë te mjeku në stade të avancuara, çka e bën kancerin e gjirit shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri te femrat në Shqipëri. Por nëse kapet në kohë, beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet“, tha Manastirliu.

manastirliu

Manastirliu tha se, sipas saj, është bërë shumë në luftën kundër kancerit të gjirit, duke përmendur investimet e bëra për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“”, tha Manastirliu.

Ministrja i dha çmimin “10 vjet vullnetare e fjongos rozë” Hajrie Bracellari e cila ka fituar betejën me kancerin e gjirit.

Me shumë kënaqësi I jap çmimin “10 vjet vullnetare e fjongos rozë” Hajries, një infermiereje që jo vetëm me kurajë të jashtëzakonshme e ka fituar betejën me kancerin e gjirit, por është shembull frymëzimi për çdo grua, për të gjetur forcën për tu përballur me këtë sëmundje të vështirë, po jo të pamundur për ta mposhtur“, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura