Marshimi i emigrantëve! 1.200 persona në ishujt grekë në vetëm 2 ditë. Foto prekëse

May 26, 2015 | 21:28
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Është quajtur marshimi i emigrantëve. Pothuajse 1.200 persona, mbi barka të mbipopulluara, janë ndaluar nga autoritetet greke në lindje të Detit Egje gjatë dy ditëve të fundit, raporton “Kathimerini”.

Emigrantët, burra, gra dhe fëmijë që udhëtonin nga Turqia janë ndaluar kryesisht në ishujt e Kosit, Lesvos, Kios dhe Farmakonissi, të gjitha këto ishuj në afërsi të brigjeve turke.

Pas Italisë, Greqia financiarisht e gjymtuar është destinacioni kryesor për refugjatët që vijnë kryesisht nga Siria, plus emigrantëve të rrënuar nga lufta që kërkojnë një jetë më të mirë në BE.

Rreth 30.000 refugjatë kanë mbërritur tashmë këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura