Marselo ende në dyshim, Brazilit i rikthehet një mbrojtës

Jul 1, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Lajm i mirë nga infermieria për skuadrën e Brazilit. Trajneri Tite do të ketë të gatshëm për ndeshjen kundër Meksikës mbrojtësin Danilo. Ai është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe mund të zbresë në fushën e lojës.

5645445marselo

Megjithatë, Fagner nuk ka stonuar në krahun e djathë. Ende në dyshim është rikthimi i Marselos, i cili ka udhëtuar me skuadrën, por nuk dihet ende nëse do të jetë 100 për qind në formë për të luajtur si titullar.

Duglas Kosta vazhdon të stërvitet i diferencuar dhe nuk do të jetë gati për duelin e fazës së 1/8-ave ndaj Meksikës. Mesfushori vuan nga një tërheqje muskulore në kofshë dhe do t’i duhet kohë që të rikthehet në formën e tij më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura