Marselo drejt largimit nga Reali, “Los Blancos” gjen zëvendësuesin e tij

Aug 27, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Duket se braziliani Marselo nuk është në planet e trajnerit Lopetegui dhe kjo është dukur fare mirë edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Gironës ku në minutën e 60 trajneri spanjoll vendosi ta nxjerrë nga fusha e lojës. Megjithatë ky vendim është respektuar nga lojtari edhe pse ka pasur kundërshtime.

marselo lopetegui

“Më surprizoi, por e respektoj vendimin e trajnerit. Mund të vazhdoja të luaja, sepse ndihem mirë, jam në 100 për qind të formës. Zëvendësimin nuk e kuptova, por prapë e respektoj, sepse është vendim i trajnerit. Megjithatë, dëshira ime është të luaj gjithmonë.” deklaroi Marcelo pas ndeshjes.

47bca02000000578-5234979-marcos_alonso_is_the_top_scoring_defender_in_europe_s_top_five_l-a-33_1515064374062

Ndërsa sipas raportimeve të fundit nga “Don Balon”, bëhet fjalë për një prapaskenë tjetër prapë syve të mediave. Marselo mund edhe të largohet nga madrilenët me Juventusin i cili më parë ka shfaqur interes si edhe shumë skuadra të tjera. Gjithnjë sipas “Don Balon”, edhe “Los Blancos” kanë gjetur një zëvendësues dhe bëhet fjalë për Markos Alonso i cili është një nga lojtarët e preferuar të Lopeteguit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura