‘’Marrëveshje’’ për të vrarë Reformën në Drejtësi? Vasjari: Nuk mund të ndodhë pa mazhorancën, duhet të ketë të paktën 2 palë

May 25, 2020 | 21:55
SHPËRNDAJE

Në studion e ‘’Real Story’’ të emisionit të Sokol Ballës në News24 është analizuar deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim mbi një marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi.

qwrrr-1-770x432

Mesazhi i Yuri Kim nuk kishte adresë, por u nënkuptua se si destinacion kishte politikën shqiptare.

Sipas analistit Minxhozi deklarata ishte hapur mesazh për Metën pasi ai po vijon me linjën e mitingut të 2 marsit, vetëm se kësaj sa ka vijuar me letër, për platformën me 14 pika për zgjidhjen e problemeve politike.

Vasjari ndërkohë ka thënë se shqetësimi i Kim është një tentativë për të vrarë Reformën, dhe kjo nuk mund të bëhet pa mazhorancën. Sipas Vasjarit nuk mund të jetë një palë, por janë 2 ose më shumë në mënyrë që mund të vritet Reforma në Drejtësi.

SKËNDER MINXHOZI: Një listë që ngre probleme. Që nga gjuha e ashpër me parlamentin dhe qeverinë, kontestimi i asaj që po ndodh me Reformën në Drejtësi dhe thirrjet e fundit për kryengritje.

Një kryetar shteti që me atë që është, është komplet jashtë rolit të tij. Kryetar në detyrë i opozitës. Është i vetmi segment i opozitës zyrtare sepse opozita i ka lënë institucionet. Kemi dy palë që thonë që Reforma ecën, ka krijuar boshllëqe e probleme por do zgjidhet, kjo është qeveria. Nga ana tjetër thotë opozita që ishte kurth, u zëvendësuan disa gjyqtarë që janë nën ndikimin e Ramës tani.

Dhe ka një arbitër. Nëse ti vë re fjalinë e parë. Ajo përfundon marrëveshje apo kulisa për të vrarë Reformën në Drejtësi. Nëse një palë e tretë, dhe ne e dimë që sa e madhe ka qenë ndikimi, këta janë de facto autorët (SHBA).

Nëse kjo e quan tentativë për ta vrarë Reformën. Mos ecim me hipoteza. Për mua e kanë pasur hapur me Metën. Pasqyron një gjendje konfuzionale nga Presidenti. Jemi në vijimin e mitingut të 2 marsit, tani në shkrim. Ndodhemi në një fazë të ftohtë mes tyre.

ARJAN VASJARI: Shumë shpejt meqë tha Skënderi për zotin Mazi. Është thjesht koperturë, por platforma nuk ka lidhje me të.

Nëse shohim statusin e ambasadores, duhet të shohim ‘’dill’’-in në prapaskenë për të vrarë Reformën, atëhere duhet të ketë 2 palë. S’mundet të ketë vetëm një palë. Mund të ketë 2 ose 3. Unë nuk i lejoj vetes të ndëroj akuza pa fakte. Shqetësimi i asaj është për një ‘deal’ përtej Presidentit. Shqetësimi i saj është se Reforma në Drejtësi vritet. Nuk mund të bëhet pa mazhorancën kjo, pa konsensusin e saj.

Unë po analizoj dhe po e parashtroj shqetësimin tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura