Marrëveshje mes FSHF-së dhe Universitetit të Sporteve, Federata garanton fond 20 mijë euro

Jan 22, 2021 | 11:50
SHPËRNDAJE

Në ambjentet e stadiumit “Air Albania” u firmos sot marrëveshja e bashkëpunimit me Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Universitetit të Sportve. Dokumenti u firmos nga kreu i FSHF-së Armand Duka dhe rektori i UST-së Agron Kasa.
duartrokitje
Në hyrje të ceremonisë, Duka deklaroi se kjo marrëveshje përmban financim të programeve mësimore të nivelit master, kërkimeve shkencore, vënien në dispozicion të laboratëve për trajnerët dhe ekipet e futbollit si dhe përmirësimin e infrastrukturës. Fondi për studimet kap vlerën 20 mijë euro.

Kjo ceremoni e firmosjes është fryt i punës së projektit të rektorit të UST-së, për të cilin gjej rastin ta falenderoj për vizionin e tij dhe hapjen e universitet për studentët. Në strategjinë e FSHF-së, kjo do të jetë akoma më shumë . Kemi inicuar një projekt të ri që financon stafet akademike. Ne kemi shpallur projetin, kemi shpallur aplikiminm.  I ftoj të gjithë stafet akademide jo vetëm të sporteve, por dhe të tjerë, pasi ky projekt konsiston në financimin e këtyre studimeve me vlerë 20 mijë euro.

Unë besoj se të gjitha këto që do t’i shërbejnë shoqërisë në përgjithësi dhe sportit në veçanti. Është ditë e rëndësihme sespe është fryt i pnës së ekspertëve. Laboratorët e universitetit do të jenë në dispozicion të trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, si dhe do të shtohen lëndët në kurikulimin e studimeve. Do të fillojmë një master për video-analistësh. Do të shoqërohet me programe të tjeën në US. Kjo marrëveshje parashikon dhe përmirësimin e infrastrukturës së universitetit nga fondet e FSHF-së, FIFA-s dhe UEFA-s.

I falenderoj për klimën e krijuar me FSHF-në. Mbase kjo ceremoni do të ishte me shumë media, uroj që kjo pandemic tëp ërfundojë sa më parë”, deklaroi kreu i FSHF-së, Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura