Marrëveshje e re Rama-Basha? Flet Berisha: PD është e vendosur që…

Oct 18, 2018 | 18:22
SHPËRNDAJE

Do të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha pas asaj së 17 Majit 2017? Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky është një skenar që s’ka shanse të ndodhë.

Berisha 1

“Rekordet e mashtrimeve dhe trillimeve të ‘kallam dështakut’ siç  po e quajnë rëndom tani mediat dhe qytetarët janë të pafundme. S’ka kurrë shans që të ndajnë pushtetin Partia Demokratike me Edi Ramën. Partia Demokratike është e vendosur që të vijë me votën e lirë të qytetarëve në pushtet dhe është kjo është themeli i kësaj partie. Por, nga ana tjetër, votë të lirë, kam deklaruar dhe deklaroj në mënyrë të përsëritur, s’ka pa përmbysjen paraprake të Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për “Tv Klan”.

Lidhur me vetingun në politikë, Berisha shprehu bindjen se komisioni i Venecias do të shprehet ‘pro’.

“S’mund të ketë dy standarde, një për politikanët dhe një për gjykatësit, se ky do ta çonte drejt absurditetit tregon që do jetë i manipuluar, kjo s’mund të ndodhë”.

Përfaqësueses të PS-së kanë përdorur si argument se, s’ka nevojë për nismën e PD-së në një kohë kur do krijohet SPAK dhe BKH. Por, për ish-kryeministrin Berisha, këto institucione dhe vetingu në politikë janë ndihmuese të njera-tjetrës.

“Vetingu ndihmon SPAK-un, bën të mundur që të ketë një lëndë të përshtatshme hetimi për ata që janë mëkatarë dhe kërkojnë të hyjnë në politikë”.

Lidhur me deklaratën e Ramës, se audio-përgjimi me personazh ‘Babalen’, është një skenar i gënjeshtërt për të rrëzuar qeverinë, Berisha tha se këto janë “halucinacione”, ndërsa kreun e qeverisë e quajti “të sëmurë psikik”.

Berisha u shpreh edhe kundër nismës së Ramës për një paketë anti-shpifje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura