Marrëveshja Vetëvendosje-LDK për qeverinë e re të Kosovës, reagon kryeministri Rama: Pres me padurim të…

Feb 2, 2020 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për marrëveshjen midis Vetëvendosje dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

rama 2

Rama thotë se uron të ketë bashkëpunim të dobishëm, duke nënvizuar se pret të shtrojë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë. Kujtojmë se klasa politike në Kosovë kundërshton në bllok idenë e mini-Shengenit ballkanik.

Rama: Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura