Marrëveshja Shqipëri-Greqi për caktimin e zonës detare, BE mbështet referimin në Gjykatën e Hagës

Oct 20, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të mosmarrëveshjes në lidhje me caktimin e zonave detare.

kështu ka deklaruar përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero në postimin e saj në Twitter.

BE

Pisonero shprehet: “BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare.

Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

Lajmi u bë publik ditën e sotme në takimin që kryeministri Edi Rama pati me ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura