“Marrëveshja s’duhet të frikësojë askënd, as korrigjimi i kufijve”, ja mesazhi i Thaçit sot nga Austria

Aug 26, 2018 | 11:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat në samitin e liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë sot, tha se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin.

Marrëvshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet ta frikësojë askënd e as korrigjimi i kufijve, tha presidenti. Thaçi u shpreh se faza finale e dialogut me Serbinë është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe shumë e rëndësishme për të dyja shtetet.

1052336603_1535272581-8953786

“Në këtë asekt ne kemi vështirësi në procesin e nromalizmit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në fazën finale të procesit dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe nga shtetet e tjera, që të arrijmë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë marrëveshje asnjëri shtet nuk do të bëj progress në rrugën drejt BE-së. Benificonet nëse arrihet marrëveshja janë të mëdha, jo vetëm për Kosovën dhe Serbiën, por edhe për BE-në”, tha fillimisht presidenti Thaçi.

I pari i shtetit të Kosovës e prëmendi “një zgjidhje kreative” e cila sipas tij duhet të bëjë bashkë dy shtetet, dhe të jetë e pranueshme nga Prishtina dhe Beogradi.

Thaçi edhe në këtë konferencë foli për korrigjimin e kufijve, për të cilin tha se një marrëveshje e tillë do të garantonte paqe.

“Kemi vendosur që të arrijmë një zgjidhje kreative dhe të pranueshme nga të gjithë. Jemi të bindur se kjo do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë shtetet e vetme që të korrigjojnë kufijtë”, tha Thaçi

Po ashtu, presidenti i Austrisë, mbrëmë ka pohuar se faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet brenda vitit.

Deklarata pro ndryshimit të kufijve kanë ardhur edhe nga kabineti i Donald Trump, këshilltari i tij, John Balton, ka theksuar se SHBA nuk do të jetë pengesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi në rast se palët merren vesh edhe për shkëmbim të territorit. /Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura