Marrëveshja për emrin/ Presidenti maqedonas i prerë: Nuk e firmos!

SHPËRNDAJE

Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët tjerë në vend.

ivanov

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij./alsatm

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakAmbasada e Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë shpall konkurs për punësim të 1 punonjësi në pozitën e punës/shofer.
Artikulli tjetërEni Koçi dhe Genc Prelvukaj nisin pushimet si çift (FOTO)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.