Marrëveshja për emrin/ Ministria e Jashtme: Dëshmitarë të një fqinjësie të mirë

Jun 17, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë ka përshëndetur nënshkrimin e arritur sot në Psarades të marrëveshjes historike për emrin të arritur me 12 qershor mes Kryeministrave Tsipras dhe Zaev.ministria-e-jashtme

“Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjesisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah evropian.

Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapesirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian.

Inkurajojmë të dy vendet për përmbylljen e të gjithë hapave për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.  Kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektivës evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tonë.”, thuhet në deklaratën e Ministrisë,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura