Marrëveshja në SHBA/ Mediat: Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia nuk do të hapë ambasadë në Jerusalem

Sep 9, 2020 | 11:48
SHPËRNDAJE

vucicMarrëveshja e arritur në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, parasheh zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi për në Jerusalem, madje Serbia ka njoftuar se do të hap një zyrë për tregti në kryeqytetin e këtij vendi, shkruan Jerusalem Post.

Burime të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kanë bërë të ditur për ‘Jerusalem Post’, se njohja e Kosovës nga ana e Izraelit do të acarojë raportet me Serbinë, pavarësisht se marrëveshja është arritur brenda kornizave të vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë.

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur”, ka shtuar burim i afërt dhe i informuar për marrëveshjen e nënshkruar në Washington.

“Për më shumë kjo lëvizje e Izraelit do t’i dëmtonte marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë dhe kurrë më nuk do të ishte njëjtë”, thonë burimet e ‘Jerusalem Post’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura