Marrëveshja në Ohër/ Reagon NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord

Mar 19, 2023 | 17:15
SHPËRNDAJE

NATO ka mirëpritur pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi Aneksin e zbatimit të Planit evropian.

rusia nato

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në rrugën për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i inkurajojmë palët që t’i implementojnë ato për çka kanë rënë dakord. Ne jemi të përkushtuar për stabilitet në rajon”, ka thënë ajo në Twitter.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i detyruar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut disa orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura